Vëzhgimi i Report Tv/ QSUT e ‘pushtuar’ nga qytetarët, në Tiranë nuk respektohet distanca

23 Nëntor 2020, 18:08| Përditesimi: 23 Nëntor 2020, 19:38

  • Share

Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk lejon grumbullime me më tepër se 10 persona. Por jashtë ambienteve të QSUT ky vendim nuk respektohet.

Nga pamjet shihet qartë; qytetarët qëndrojnë të grumbulluar, pa distancë mes tyre, në pritje të vizitave mjekësore.

Edhe jashtë  dy spitaleve COVID që janë në QSUT, familjarë të pacientëve të shtruar rrinë në pritje për të marrë marë informacion apo dhe për të sjellë sende personale për të afërmit e tyre.

Në rrugët e kryeqytetit ka lëvizje të mëdha, por dhe të moshuar që ditën e shfrytëzojnë nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Kryeqyteti është zona me më tepër të infektuar, ku numërohen 8831 raste aktive me koronavirus. Ministria dhe Komiteti Teknik i ekspertëve vijojnë me thirrje për respektim të masave anti-covid ndërsa sipas tyre jemi në një situatë me nivel risku të shtuar për shkak të rritjes së të infektuarve me COVID-19.

er.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polici: 26/11/2020 10:23

    Ky zdroms popull merr vesh vetem me dajak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?