Ky produkt i paketuar në qeska të vogla si ato të çajit po shitet lehtësisht në çdo tabachino në kryeqytet.
Quhet SNUS, një lloj duhani i grirë i lagësht dhe pa tym i cili vendoset mes buzës dhe dhëmbëve, përmban nikotinë dhe ka si qëllim të ndihmojë duhanpirësit të lënë duhanin.
Por pas një vëzhgimi dhe bisedave me të rinjtë, Report TV fakton se edhe pse çmimi i SNUS është relativisht i lartë, nga 800 deri në 1200 lekë të reja, ai po përdoret në masë nga adoleshentët. Madje mes tyre mbajtja e qeskave me nikotinë në gojë është kthyer në trend.
Gazetari: A është i dëmshëm?
Nxënësi 1: Varet si të kap o vëlla... ky e pi, mua më kap me të vjella.
Nxënësi 2: Po të pëlqeu krijon varësi, ne nuk na pëlqen, vetëm ky e përdor.
Nxënësi 3: Të qetëson ajo a kupton? Ka lidhje për fokusin, të fokuson. Fut një tani, mbas tre orësh fut një tjetër.
Nxënësi 4: Ka shumë nikotinë ajo, do krijojë varësi keq ai (thotë për gazetarin)
Disa prej të rinjve edhe pse i kanë kuptuar pasojat e këtij produkti, sërish e konsumojnë pasi disa prej tyre tashmë kanë krijuar varësi, njëjtë si pirja e cigareve, vetëm SNUS nuk mban erë dhe prindërit nuk do ta kuptonin.
Gazetari: Po ky SNUS-i është i dëmshëm?
Nxënësi: Të dëmton mishrat e dhëmbëve, t’i djeg, me aq sa e kam provuar unë.
Pak metra larg gjimnazit, shitësja e pohon konsumimin e këtij produkti nga nxënësit e shkollës.
Gazetari: A blejnë të rinjtë?
Shitësja: E marrin shumë, këta mosha e shkollës, gjimnazet, e marrin.
Konsumi i SNUS ndalohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, përveç Suedisë, që është edhe vend prodhues. Studimet e bëra prej më shumë se një dekade kanë konfirmuar se rreziqet shëndetësore janë të mëdha sidomos për shkaktim të kancerit të gojës, ezofagut, pankreasit dhe të stomakut dhe jo vetëm. Konsumimin e SNUS studimet e lidhin edhe me sëmundjet e zemrës apo edhe me pafuqinë te një pjesë e të rinjve.
“Te këto pacientë është konstatuar që faktori i riskut është shumë i madh për sëmundjet kancerogjene. Ka plot raste nga këto përdorues të cilët janë paraqitur për sëmundje onkologjike, kancer të zonave të ndryshme të traktit gastrointensinal, por më të zakonshëm janë kancerët e zonës orale”.- tha Alert Drishti, mjek toksikolog.
Në Shqipëri produkti është bërë masiv vetëm së fundmi dhe si i tillë ende nuk është marrë seriozisht nga institucionet, ndërsa për sistemin shëndetësor dijet për të janë inekzistente.
“Këto pacientë nuk vijnë për të kërkuar ndihmë sepse dëmet zhvillohen ngadalë, duan një periudhë kohe përdorimi. Informacioni për sa i përket urgjencës dhe shërbimit të toksikologjisë është zero”- tha Drishti.
Nga pershkrimi,varesia dhe pasojat shendetesore mua me tingellon si /chewing tobbacco/ vetem i paketuar bukur ne menyre moderne si paketa caji!
PërgjigjuKa perfitime pet rilindjen e edvinit te salehut....ne hale te shkoj rinia e ketij vendi
PërgjigjuJa ke fut kot dhe ja fusin kot se ka 20vj që jetoj në Suedi dhe 15vjet që e përdor SNUS edhe asnjë prb nk kam pas deri tani edhe me i lehtë se cigarja është . kurse vendet Nordike e përdorin shumë më herët po BE ka interesat e veta që e ka ndalu sepse nk do ju shitet duhani po të përdorin SNUS . Pastaj për shitjen nën 18vj aty është faji i shteti i shitësit dhe i prinderve