VËZHGIMI I REPORT TV/ Shtohen rastet me COVID, qytetarët të pa ndërgjegjësuar për mbajtjen e maskës, nuk shmangin grumbullimet

6 Nëntor 2020, 16:38| Përditesimi: 6 Nëntor 2020, 18:12

  • Share

TIRANË- Rastet e reja me COVID-19 po rriten ndjeshëm në qytetet kryesore të vendit. Report TV ka kryer një vëzhgim për masat anticovid, ku vihet re se qytetarët i përdorin maskat vetëm në rrugët kryesore ku ka patrulla policie. Ndërsa mjekët thonë se simptomat ngatërrohen me gripin stinor, ndaj pacientët u drejtohen çdo ditë e më shumë urgjencave mjekësore.

Në qarkun e Korçës prej muajit shtator e në vijim ka pasur një rritje të frikshme të personave të infektuar me Covid 19. Deri në këtë moment raportohet për 364 persona  aktiv ndërsa duket se vatra më e nxehtë është Bashkia e Korçës me 320 perona aktiv me Covid 19.

Edhe Shkodra vijon te ngelet një nga qarqet me te prekura nga Covid-19. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë 19 raste të reja. Ndërgjegjësimi për mbajtjen e maskave është i vakët, duket se qytetarët i mbajnë më së shumti nga frika e gjobës.

Në Vlorë kafenetë në bulevardin "Ismail Qemali" janë të tejmbushura, ku shumica e qytetarëve janë pa maska. Ndërsa në rrugë maskat gjejnë përdorim më të gjerë.

“Unë e mbaj për kujdes. Nuk e mbaj nga frika e gjobës, e mbaj maskën se duhet mbajtur. Jo nuk kam frikë nga gjoba e mbaj për veten time”, shprehen qytetarë të Korçës.

Situata me Covid-19 në Elbasan paraqitet serioze ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 20 qytetarë, duke u renditur ndër qarqet më të prekura. Qytetarët mbajnë maskat në rrugë, por vihen re grumbullime në stacionet e urbanëve.

Qyteti i Bulqizës ka aktualisht 4 të sëmurë aktiv me Covid-19, ndërsa problem mbetet përgjigja e tamponëve që del me 8 ditë vonesë. Pneumologu Fatos Hoxha thotë se qytetarët i drejtohen kryesisht urgjencës së spitalit pasi simptomat e covid-19 janë të ngjashme me ato të gripit.

“Rastet i kemi më shumë në urgjenc ,mund të vijnë në urgjencë pasi njerëzit nuk i përcaktojnë dot, sepse ndryshimet mes gripit stinor me ato të Covidit janë shumë të pakta , prandaj shpesh herë mund të gabojmë edhe në diagnostifikim”, shprehet mjeku Flamur Hoxha.

Në qarkun e Lezhës numri i të prekurve me koronavirus është në rritje, me 456 raste aktive. Sa i përket maskave ato përdoren në rrugët kryesore, ku patrullon policia, ndërsa neglizhohen në zonat periferike.

Edhe Gjirokastra ka njohur një numër të shtuar të të prekurve me Covid-19. Në 24 oret e fundit raportohen 14 raste të reja, më së shumti në zonën urbane.

Në Krujë shqetësim mbetet vonesa në daljen e përgjigjeve të tamponëve. Burimet thanë se merren rreth 30 tamponë çdo ditë, por përgjigja nga laboratori i ISHP-së vjen pas një jave.

er.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 07/11/2020 06:41

    Maska,higjena dhe distancimi social jane mbrojtes nga covid 19 . Injoranca eshte fatkeqesi pwr cdo shoqeri.Duhet te besojme mjeket profesionist dhe jo sharlatanet politik qe e perdorin kete flame per interesat e tyre

    Përgjigju
  • beni: 06/11/2020 16:56

    p ca maske thoni more aman, e shikoni ne kosove, e mbajten masken te gjithe, u gjobiten dhe cfare po ndodh, ka plase me keq kovidi se para maskes. maska ehste mashtrim, nuk te ofron siguri por vec te genjen sikur po shpetopn

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?