Fatura e kafes 160 lekë dhe qytetarët duke folur për Report Tv

Sociale

Vëzhgimi/ Kafja bëhet mall luksi në Tiranë, arrin deri në 160 lekë! Uji, kosto shtesë për qytetarët

24 Shtator, 18:53| Përditesimi: 25 Shtator, 16:03

  • Share

Çmimet e kafes në Tiranë po kapin majat, duke e kthyer ndonjëherë gati në një luks konsumimin e saj. Një vëzhgim i Report TV, dëshmon se vlerat në zonat qendrore luhaten nga një minimum prej 70 lekësh, deri në 160 lekë, pa llogaritur këtu dhe koston e ujit, i cili askund nuk shërbehet falas në gotë, por vetëm në shishe kundrejt pagesës.

***

Pirja e kafes në Tiranë duket se është kthyer në një lojë rastësie, ku çmimi ndryshon në varësi ku ulesh. Në kryeqytet një filxhan kafeje mund ta shijosh me 70 lekë, por dhe me 160 lekë.

Duket se disa minuta ecje mund të kushtojnë më shumë për të njëjtën filxhan kafe.

Report TV zhvilloi një vëzhgim në disa nga pikat më të frekuentuara të Tiranës, për të parë nga afër se sa ndryshon realisht çmimi nga një lokal në një tjetër.

“Ne ndodhemi te Qyteti Studenti ose siç njihet për shumë te pallati i kuq përballë Filologjikut. Në një vëzhgim të Report TV në dy lokale të ndryshme konstatuam se edhe pse lokalet ishin pranë njëri-tjetrit çmimi i kafes ishte ndryshe. Në një lokal e gjetëm 120 lekë ndërsa në lokalin pranë çmimi i kafes ishte 90 lekë”, raporton gazetarja Joana Preja.

Jo shumë larg nga zona studentore, çmimet nuk janë dhe aq të përballueshme.

“Vetëm disa metra larg Qytetit Studenti, kafen e gjejmë edhe më të shtrenjtë. Në stadiumin Air Albania një kafe kushton 130 lekë”, thotë gazetarja. Në rastin më të mirë, pasi në këtë zonë kafe e kemi paguar edhe 160 lekë, me shumë se ne Milano!

Në vijim të vëzhgimit, Report Tv shkoi edhe te lagjia më e njohur për lokalet e “luksit”, në Bllok.

“Jemi një nga lagjet më të frekuentuara të kryeqytetit ku çmimi i kafes varion nga 100 deri në 120 lekë”.

Çmimet nuk janë të njëjta as në Bulevardin “Zogu i Parë”.

“Edhe pse ndodhën në të njëjtën zonë, bizneset nuk e shesin kafen në të njëjtin çmim. Disa e shesin me 80 lekë, ndërsa disa të tjerë nga 100 deri 120 lekë”.

Por si e shohin qytetarët këtë situatë?

“Shumë të shtrenjta.”

“Varet ku e pinë, e pinë edhe më lirë”.

“Në disa vende të shtrenjta, në disa vende normale.”

“Nuk më duket ndonjë çmim i arsyeshëm për të pirë kafen ne që jemi të rinj për shembull nuk besoj se është diçka normale çmimi”.

“Me e krahasuar me shtete të tjera është pak më e lartë.”

“Pyetja është si ka mundësi që të bëjë kafja në Shqipëri aq sa mund të bëjë në shtete të tjera bile më shtrenjtë sesa në shtet e tjera.”

 “Me rrogat që paguajnë këtu besoj se janë shumë shtrenjtë në krahasim me shtetet e tjera.”

Një tjetër shqetësim i përmendur nga qytetarët është edhe uji.

“Tani ulesh atje për një kafe te lokali dhe e ke me 80 lekë, 90 lekë. Edhe ujin e ke me 80 lekë. Duhet ta marrësh plus ujin. Kudo që të vesh ujin duhet ta blesh”.

Për këtë arsye, shumë qytetarë zgjedhin lokalet e “lagjes” ku çmimet janë më të ulëta, ose shfrytëzojnë ofertat e mëngjesit për të kursyer.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • PENSIONISTI: 25/09/2025 08:44

    Të veprojnë organst financiare se mirë çmimi por lkkalet nuk lëshojnë kupona t t tatimorë.Ata presin menjëherë 30 apo 50 kuponë.

    Përgjigju
  • Pet.: 24/09/2025 21:01

    Respekte per lokalin dhe paste sa me shume pune ( nder te rrallet qe leshon fature tarimore).

    Përgjigju
  • Europa: 24/09/2025 20:30

    Eshte krejt normale ketu ne Europe edhe 3£ edhe 3 franga apo 2.9€ ben nje kafe e cila eshte e keqe si cilesi

    Përgjigju
    • Po po: 25/09/2025 12:25

      Ne ne angli qe thua ti rroga eshte minimumi 20£ ora, kurse ne shqiperi eshte 20£ dita. Tani beje vete ndryshimin nga 20£ ora kafja 3£, ne 20£ DITA Kafja 2£

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?