Vëzhgimi/ Ligji anti duhan nuk respektohet në shumë lokale! IShSh vendosi vetëm 53 gjoba nga Janari në Tetor! Shuperka: Nuk tregojnë asgjë gjë

21 Nëntor 2023, 19:05| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 19:22

  • Share

Në 10 muaj në vitin 2023, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ka vendosur 53 gjoba për konsumim duhani në ambiente të mbyllura. Shifra shumë të vogla krahasuar me numrin shumë të madh të ambienteve publike në vend, që duket sikur tregojnë se ligji anti duhan po zbatohet me përpikmëri.

Por në fakt nuk ndodh kështu. Nga vijimi i vëzhgimit të Report Tv, kryesisht në bar-kafe, të shumta janë ato, që e lejojnë duhanin të pihet lehtësisht, ndonëse janë të izoluara plotësisht me vetrata xhami.

Fakti që duhani pihet pa asnjë shqetësim në ambiente të mbyllura publike, vërtetohet edhe nga vetë qytetarët.

Për ekspertin e duhanit dhe një prej hartuesve të ligjit anti-duhan, Roland Shuperka, duhen fushata ndërgjegjësuese për qytetarët.

Shqetësim madhor që ngre Shuperka janë edhe vapet apo shishat.

“Ministria e shëndetësisë duhet ta cilësoje vrasës shitësin që i jep vape, cigare fëmijës. Për të fituar nëjqind lekë të reja, bëhesh vrasës. Në këto shishat ne nuk kemi laborator që ti kontrollojnë doganat. Duke llogaritur se këto shisha nuk dihet se nga vijnë. 250 lloje të ndryshme nga këto lloj shishash. Dhe kur flasim për ndryshim ligjor është dhe kjo. Duhet të jenë të certefikuara. Këto lloj produktetsh nuk duhet të flitet që të përdoren nën moshën 18 vjecc. Prindër, kontrolloni jetën shoqërore të fëmiojëve tuaj. Ato lloj produktesh janë të rekomanduyara për atoo të rritur që nuk lënë duhanin”,- thotë Shuperka. 

Sipas një studimi të bankës botërore, për vitin 2022 mbi  38% e popullsisë janë konsumues të duhanit.

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/11/2023 01:02

    Tek ne duhani eshte i ndaluar kudo jo vetem ne ambiente te mbyllura,por dhe ne te hapura ku ka grumbullime njerezish dhe respektohet ligji me rreptesi,keshtu qe shume njerez i jane kthyer e-cigaretts dhe Vaping.S.d.q.sa here qe ndjej ne rruge eren e ndonje cigareje te verete,me nxjerr mallin e Shqiperise,se aty nuk pyet njeri as per ligj,as per Maliq dhe tymi shkon shtellunge.Ironike!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?