Nga sot (e hënë 13 tetor), monopatinat nuk lejohen më në qarkullim. Por nga një vëzhgim i bërë nga Report TV, vihet re se shumë qytetarë ende vijojnë të qarkullojnë në rrugë me mjete elektrike.
Madje shpesh herë edhe me dy persona në të njëjtin mjet. Policia e Shtetit nisi aksionin në rrugët e kryeqytetit për ndalimin e përdorimit të tyre, duke sekuestruar çdo mjet elektrik që gjendet në përdorim.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, forcat e rendit ndaluan dhjetëra qytetarë, ndërsa monopatinat e tyre u "grumbulluan" në një vend.
Vendimi i autoriteteve, nuk la asnjë hapësirë informimi paraprak dhe shumë qytetarë u gjendën të kapur në befasi. Ata thannë se nuk ishin në dijeni dhe se ishin në rrugë për në punë kur u ndaluan nga uniformat blu.
“Jo nuk dija gjë, vetëm me ndaluan. Nuk e kam parë vendimin në lajme, se kam qenë gjithë ditën ne punë dje”, thotë një qytetar.
“Unë kam gjysmë viti që përdor skuter. Jam mësuese anglishteje dhe shkoj në kopshte të ndryshme të Tiranës. Si mund ta ndalosh sot për nesër. Të ndaloj unë punën? Nuk është fare një vendim i zgjuar për të ndihmuar në rregullsinë e qarkullimit”, shprehet një qytetare tjetër.
Pre e aksionit kanë rënë dhe ata që përdornin motorë elektrikë
“E dinim qe do ishin vetëm monopatat. Nuk i specifikuan këto mjetet e tjera. Keqinformim. Vet ministrja, a kush ishte, tha vetëm monopatinat. Unë kisha motor me bateri”, thotë një qytetar.
Aksioni i policisë u shtri dhe në qytete të tjera të vendit. Në Vlorë dhe Elbasan punonjësit e policisë shtuan kontrollet në akset kryesore për ndalimin e përdoruesve të mjeteve elektrike.
Vendimi për ndalimin e përkohshëm të monopatinave deri në hartimin e një rregulloreje të posaçme u argumentua me shtimin e ndjeshëm të aksidenteve të shkaktuara nga përdorimi i tyre. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 991 aksidente të shkaktuara nga këto mjete.
Komente

Policia po shkel kushtetuten pasi po pengon njerezit per te shkuar ne pune. gjithashtu po vjedh qytetaret pasi keto mjete i kane blere sipas rregullave me fature ne dyqan te zhdoganuara (shteti ka marre _2 here para nga keto) nga ana tjeter dhe qe me ben te dyshoj se vendimi eshte i diktuar per qellim tjeter, eshte qe po ndalojne jo vetem monopadet por dhe motorret apo bicikletat elektrike. sot oligarket e karburanteve kane bere qejf, policia shtetit eshte sfilitur qytetaret jane grabitur nga shteti.
Përgjigjuishte i periudh qe motorrat po i ndaloshit ne sheshin e skenderbeut , sot ato vazhdojn te qarkullojn pa problem duke qen zone shetitje dhe turistike , nuk e di se si funcionon ky muhabet po ne europe ne zonat (pedonale) shetitore nuk kalon dot as zoti me as i lloj mjeti qe ka rrota
Përgjigjupo si mund te maresh nje vendim kur ska zgjidhje alternative? apo do inagurohet tranvaji lulit me gjithe metron e lali ? keshilltare injorante qe paguhen me taksat tona.bejne dhe krahasime me francen gjermani apo italine.neser do kishte kushte te njejta le ti ndalonin.Behet rregullore pastaj meren masat thuajini ministres dhe atij kellefit drejtorit te policise.
PërgjigjuMos pranoni asnjë justifikim.Të gjithë e kan ditur.Të ndalohet me ligj por të zbatohet pa asnjë përjasgtimsi p.sh.:-1Mbajtia e kokores,2 Ndalimi i qarkullimit në korsit e biçikletave të të gjithë mjeteve elekf.3 Të shihet dhe problemi i motorëve me diegie të brëndëshme që aarkollojnë në korsit e biçikletave. 4Larkimi i motorëve në tdotuare dhe këto dhe para jnstitucioneve dhe shtetërore(p.sh. Para zyrave të Tatim paguesve të mëdhenj etj.?.
PërgjigjuShtet pej letre dhe pej guri
PërgjigjuVetem justifikime !!! Lajmi ka dal qe te premten dhe u shpernda ne cdo platforme te mundeshme. Kishte nevoj urgjente per dusiplinim sepse po perplasin njerzit neper trotuare e ne vija te bardha pa mbajtur asnje pergjigjesi.
Përgjigju