Vëzhgimi i Report Tv/ ‘Na ra si bombë!’ Fshati Frakull i heshtur (nga frika?) lëvdata zyrtarit në burg që kishte kthyer vilën në laborator kokaine: Ishte burrë i respektuar

1 Dhjetor 2022, 12:48| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 16:12

  • Share

FIER- Vila e Viktor Çernavakut që shërbeu si kryetar i Komunës së Frakullit është e braktisur, pa asnjë shirit të policisë rreth sipërfaqes 3 mijë metra katror, me portën e hekurt mbyllur dhe me mure 2 metra të lartë. Por banorët nuk guxojnë ta hedhin shikimin nga ajo që SPAK e quan laborator të kokainës.

Në rrugë, banorët e paktë që takuam nuk guxojnë të përmendin kokainën, por kur i pyet për ish-kryekomunarin, situata ndryshon.

‘Për Viktor Çervanakun? Na ra si bombë kur e dëgjuam ne televizor. Zona jona nuk është marrë me drogë, si hashash përshembullh nuk kemi dëgjuar.’- u shpreh një banor

‘Çervanaku ka bërë pune për zonën...qe kur ka ikur ai si kryetar komune s’kemi ujë, nuk punon ujësjellësi. Për drogë? Jo s’dinim gjë fare.’- tha një tjetër.

Gazetari: Viktor Cervanakun e njihni?

‘Burrë i saktë, sa ishte këtu, ishte burrë i respektuar e ndertuar.’- tha banori.

Gazetari: Për kokainën keni dëgjuar, keni pare njerëz në këtë shtëpi?

‘Ne s’dimë gjë për këto që jep televizori.’- u shpreh një tjetër.

Gazetari: Për Viktor Cervanakun desha të pyes, e njihni?

‘A për këtë mos më fol fare, s’e di. Hajde në shtëpi po deshe të jap një kafe.’- tha një tjetër banor.

Ish-kryekomunari është larguar nga fshati prej disa vitesh dhe bashkë me familjen ishin zhvendosur në Tiranë. Vetëm pak metra larg vilës së shndërruar në laborator droge, jetojnë prindërit e moshuar të Cervanakut. Nën zë banorët na thonë se prindërit e tij nuk flasin me askënd tashmë, pasi kanë frikën se mund të jenë në përgjim.

Në Frakull jetojnë rreth 1000 mijë banorë që merren kryesisht me kultivimin e luleshtrydheve por dhe kulturave të tjera bujqësore. Kur i pyet për të treguar se si jetojnë, banorët janë më të lirshëm. Aty fillojnë të listojnë një më një, nevojat që kanë për të bërë një jetë me të mirë.

‘Me bujqësi, luleshtrydhe dhe ullinj. Halli ynë është se s’kemi ku e shesim. Kemi plot 4 kuintal vaj ulliri hajde mere po deshe tek mua. Me 4 mijë lek të vjetra e shesim, më lirë se vaj lulediellit.’- u shpreh një banor.

‘Me bagëti Sa banorë jetojnë këtu? Po shumica kanë ikur, ne që jemi në moshë.’- tha banori.

Të tjerë, dëshmojnë heshtjen që ka pllakosur fshatin, jo prej frikës së laboratorit të drogës, por prej largimit të rinisë.

‘Unë jam pensionist. Zona e Frakullit dhe Kafaraj dhe Sheq janë të mbushura me sera luleshtrydhe. Vitet e fundit kanë ikur shumë njerëz. Unë jam këtu vetëm me gruan, fëmijët e nipër e mbesa të gjitha në emigrim.’- tha ai.

Pasuesi i Çervanakut, drejtuesi aktual i njësisë Frakull, Dashnor Troka iu shmang mikrofonit të Report TV, me pretendimin se është i zënë me mbledhje.

Viktor Cervanaku është në burg bashkë me vëllanë, djalin e të fejuarën, dhe një grup bashkëpunëtorësh. Me ndërhyrjen e DEA-s amerikane, u zbulua në Mal të Zi se në në 24 ton pleh organik që ishte porositur në Kolumbi nga Cervanaku, ishte fshehur 430 kg kokainë. Në bashkëpunim me SPAK operacioni u la të vijojë derisa thasët mbërritën në vilën që autoritetet e konsiderojnë laboratorin ku një kolumbian në kërkim, bënte ndarjen e kokainës nga plehu.

TË ARRESTUAR

Nikolin Vilajet GJOLENA

Viktor Refat ÇERVANAKU

Denilson Viktor ÇERVANAKU

Zenel Refat ÇERVANAKU

Enxhi Genci FERHATI

 Klajdi Fatmir VRIONI

 Redion Ali MESHI

 Julian Dede MALAJ

 Bledar Pal MATOSHI

 Marildo Pëllumb RONA

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/12/2022 02:30

    Frikacake te mjere!Vetem t'i puthni doren Cervanakut si /Gotfather/ u ka mbetur te beni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?