Jemi në stinën e dimrit dhe padyshim që sistemi i ngrohjes në shkolla është shumë i rëndësishëm, Shkolla “Bajram Curri” haset me këtë problematikë. Nxenësit na treguan se detyrohen të qëndrojnë në klasë me xhupa ose të blejnë vetë rezustencë pasi kaldaja herë ndizet e herë jo.
Nxënësit që e kanë sjellë vetë ngrohësen nga shtëpia janë më të privilegjuarit, të tjerët që janë ulur në bankat e fundit e ku ngrohja nuk arrin kanë sërish ftohtë.
"E mbaj ngrohesen te këmbet e mia, pasi e kam sjellë vetë” - shprehet një nxënës.
Dhe prindërit tregojnë raste ku fëmijët u kanë pohuar se kanë patur ftohtë gjatë kohës që ndodheshin në klasë.
"Dje më tha vajza kam patur ftohtë."-shprehet një prind.
Me kamerën e Report Tv bëmë një vëzhgim dhe në shkollën “Drita Pelinku” ku nxënësit na raportuan se kaldaja jo gjithmonë ndizet, në klasa rrinë me xhupa, madje ka patur raste kur janë ftohur.
Prindërit shprehen se strukturat përkatëse duhet të marrin masa të menjëhershme, pasi fëmijët e tyre ua kanë besuar shkollave publike.