“Kam 3 orë që pres me fëmijë me temperature të lartë. Po lë djalin me fëmijën këtu, vetë nuk qëndroj dot.” Është ora 21:00 e mbrëmjes. Ky i moshuar është i shqetësuar për nipin e tij. Pavarësisht moshës, ka zgjedhur të shoqërojë në dyert e spitalit djalin e tij që në krah i mban nipin e vogël me temperaturë të lartë.
Si ata, në urgjencën pediatrike të Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, ndodhen në radhë shumë prindër të tjerë.
Kjo është një situatë e përditshme në urgjencën pediatrike të QSUT-së. Uja e temperaturave, qarkullimi i virozave të stinës dhe përhapja e shpejtë e Covid-19 ka shtuar numrin e fëmijëve që paraqiten për të marrë shërbim mjekësor.
Temperaturë, kollë, diare dhe dhimbje barku, janë simptomat që prindërit nuk i kanë neglizhuar. Me frikën se situata mund të bëhet më e rëndë dhe me dyshimet e infektimit nga Covid apo varianti Omicron, dyndja në urgjencën pediatrike është mëse e dukshme.
Nata e bën edhe më të vështirë sëmundjen dhe frikën e prindërve që nuk ngurrojnë t’i drejtohen urgjencës, por në vëzhgimin tonë në mbrëmje, shërbimi ofrohet vetëm nga 2 mjekë. Fëmijët e sëmurë në krahët e prindërve apo gjyshërve, duhet të presin gjatë për të bërë konsultat me bluzat e bardha dhe për të marrë recetat e mjekimit.
Për të përballur fluksin gjatë periudhës së dimrit, edhe qendra shëndetësore të tjera në Tiranë ofrojnë shërbimin 24 orë, qendra numër 6 në Kombinat, shtata në Laprakë, teta tek Sheshi Uilson dhe qendra shëndetësore numër 10 në zonën e Oxhakut.
Si cdo Janar ka femije semure. Ca ka per tu habitur? Eshte piku i virozave. Kete vit ishte shume e forte viroza, do kaloje. Kurohuni ne shtepi dhe mos shkoni neper spitale se atje merrni dhe 100 viroza te tjera.
PërgjigjuE turpshme dhe e pafalshme. Ku eshte ministra e shendetesise,ku esh te drejtoria e qsut. Pse nuk shtojne numerin e mjekeve qe mos behet rradhe. Atje keshtu eshte prej vitesh. Rradhe me femije qe qajne. Nuk e kuptoj si nuk reagon shteti. Gazetaret keto probleme duhet ti reklamojne jo te meren vetem duke bere reklame politikaneve dhe interesave te tyre. Gazetare..mbeshtesni njerezit qe krijojne dhe ata qe punojne. Mjaft vetem ata qe drejtojne Ta dini o njerez..nje gazetar i pasur eshte nje qelbesire!!! Kjo eshte parrrulla ne boten e civilizuar.
PërgjigjuCovid nuk ekziston. Pse shkoni ne spitale? (Vdekje turkoshqiptareve) Efharisto
PërgjigjuNdërgjegjësoni njerzit e mos jepni lajme e bëni konstatime. Kudo në botë, kur fëmija ka temperaturë, nuk shkon direkt në spital në këtë kohë pandemie, por merr masa të ulë temperaturën e fëmijës, me qetësues, me lëngje, me kompresa...njihet si temperatura 3 ditore. Në Suedi ka ndodhur që ke pritur 4-5 orë dhe të kanë thënë shko në shtëpi e jepi një aspirinë. Thirrini mëndjes, iku koha kur të merrnin menjëherë në dorë (si në socializëm), plus Corona ka vënë kufizime. Në suedi kur shkon në urgjencë, hyn vetëm i sëmuri, nuk pranojnë njeri tjetër, njëri prind kur është fjala për fëmijë. Ka shërbime të tjera që mund të shfrytëzohen, me tfn para se të nxitojnë për tek urgjenca qëndrore. Ndihmoni veten duke u bërë ato që bënin prindërit tanë, lëngje, kompresa, banjë për uljen e temperaturës.
PërgjigjuPo.moj mira 2 doktorre gjithsej per1 milon banore
E njejta gje eshte edhe ne France pak a shume. Po shkove ne urgjence ne kete periudhe koha e pritjes eshte e gjate, edhe 3-4 ore