5 produkte bazë siç janë qumështi, kosi, 5 kokrra vezë, 1 kg oriz edhe 1 kg speca sot, kushtojnë afro 1000 lekë të reja . Nëse po këto produkte do t’i blinit në janar të këtij viti do të kushtonin 800 lekë të rinj.
Ekipi i Report Tv ishte në terren në një nga tregjet më të frekuentuara të kryeqytetit për të parë nga afër ndryshimet në çmimet e produkteve ushqimore.
Në tregun aktual, 1 kg speca mund të kushtojë midis 200-250 lekëve dhe, në disa raste, edhe deri në 500 lekë. Kjo është një ndryshim i madh krahasuar me janarin e këtij viti, kur çmimi mesatar ishte vetëm 180 lekë.
Njëjtë, edhe çmimet e vezëve janë rritur dukshëm. Në janar mund ta gjenim për 22 lekë kokrrën, tani mund të shkojë nga 26 deri në 30 lekë. Qytetarët shprehin shqetësim për këtë realitet.
Instituti i Statistika në raportin e fundit konkludoi se inflacioni marsin e kaluar ishte 2.1% krahasuar në total, ndërsa rritja më e madhe ishte te ushqimet e shportës bazë, me një shtrenjtim 4.4%, më së shumti bulmeti dhe vezët.
Komente
