TIRANE-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë kreun e gjykatës së Apelit të Tiranës Ridvan Hado. Seancën e kaluar trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Xhensila Pine e njohën gjyqtarin Hado me disa pasaktësi modeste sa i takon kriterit të pasurisë, ndërsa vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.
Gjatë vlerësimit të anës profesionale, gjyqtari i Apelit Ridvan Hadon u përball me dy gjetje të vëzhguesit ndërkombëtar Theo Jacobs në lidhje me qëndrimet e Hados në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Theo Jacobs i kërkoi ‘llogari’ Ridvan Hados seancën e kaluar se pse kishte votuar pro dhënies së një leje prindërore dyvjeçare për gjyqtarin Gjin Gjoni në vitin 2018 dhe pse kishte votuar kundër kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Petrit Aliaj, i cili u shkarkua nga Vetingu disa ditë më parë.
Theo Jacobs e konsideroi vendimin për t’i dhënë lejen prindërore Gjin Gjonin si një akt në shkelje flagrante dhe kontribuese në cënimin e besimit të publikut tek drejtësia.
Theo Jacobs i kërkoi Komisionit të Vetingut të zbardhë rolin e Ridvan Hados, si ish-anëtar i KLD, në vendimin e KLD për të mos pranuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për të shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Petrit Aliaj. Por sot KPK vendosi që ta konfirmonte në detyrë.
I ndershem por Gjinit sa leke i mori per nderin e madh qe i beri...
PërgjigjuPa diskutim që zoti gjyqtarë është i ndershëm dhe si ky edhe shumë të tjerë. Janë me itegritet jo llafe, mjafton një llogari e thjeshtë, mblidhni rrogat mujore për 30 vjet dhe ja ku dolën lekët për orën e dorës. Cfarë? Makinat vilat pushimet luksoze etj etj? Ja kanë bo dhuratë mër burr, baah sa mosbesues që jeni!!! Po iki ti fus i tasqebab. Tung
I dashur Ilir, nuk i ka bere asnje nder. E para i paska takuar dhe e dyta ti nuk e njeh fare zotrine qe aludon. Mbase zoteri je mesuar qe nga sistemi i kaluar qe gjithcka behet me rrushfet. Eshte njeri me integritet ky person dhe ne 20 vjet te punes se tij le te dale dikush e te thote qe ky i ka kerkuar apo dhe rryshfet. Ik tani futi nje pace tasqebap se e bere normen sot
Urime eshte gjyqtari me i ndershem ne Republike
PërgjigjuE njoh qysh ne Elbasan,kur ishte djale i ri,ka qene I ndershem dhe paska ngelur i ndershem ,urimet me te mira dhe nji bravo te madhe Ritvan ,suksese besoj shume ne pastertin tende,edhe yt vella ka qene fjale flori,se tani nuk e di nga behet