Vëzhguesit ndërkombëtarë nga Organizata e Shteteve Amerikane, në një raport paraprak deklaruan se ata nuk kanë vënë re asnjë shenjë mashtrimi ose parregullsish votimi në zgjedhjet presidenciale të SHBA.
Në grupin e ekspertëve ishin përfshirë 28 ekspertë dhe vëzhgues nga 13 vende që studiuan procesin zgjedhor në Georgia, Iowa, Maryland, Michigan. OAS tha se dita e zgjedhjeve ishte paqësore, megjithëse kishte përpjekje për të frikësuar punonjësit e disa qendrave të numërimit.
Raporti mbështet "të drejtën e të gjitha palëve garuese në zgjedhje, për të kërkuar hetime të mëtejshme nëse ata besojnë se u është bërë padrejtësi". Por ka bërë thirrje që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bëjnë më spekulime.
Një raport i hollësishëm i cili do të zgjerojë gjetjet fillestare të OAS do të paraqitet në Uashington DC. Raporti përfundoi duke thënë se "zgjedhjet e vitit 2020 kanë qenë historike në shumë mënyra, me një atmosferë tejet konkurruese, rrethana aspak të zakonshme për shkak të pandemisë.
Lajmi kryesor: