Vëzhguesja zgjedhore në Report Tv: Vota e diasporës po pengohet nga partitë politike! Emigrantët s’votojnë në zgjedhjet lokale

14 Korrik 2022, 17:41| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 00:43

  • Share

Partitë politike janë vetë pengesë për votën e emigrantë. Kështu deklaroi, Gerta Meta, vëzhguese zgjedhore, e ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ku u shpreh se emigrantët nuk do të kenë mundësinë për të votuar në zgjedhjet lokale të 2023. Sipas Metës duhet nja angazhim maksimal nga polët politike dhe mos të jenë thjeshtë premtime fasadë sa për të kaluar kohën.

‘Nga politikanët është deklaruar që emigrantët sërish në zgjedhjet lokale nuk do të kenë mundësinë për të votuar në zgjedhjet lokale. Të dyja kahët politike kanë thënë se nuk është koha dhe nuk është mundësia për të votuar.

Partitë politike janë pengesë për votën e emigrantëve dhe kanë rëndë dakord mes tyre. Kemi një komision zgjedhor që nuk dihet se në cilin hap janë dhe nuk kemi asnjë reagim. Duhet që bashkëkryetarët e Reformës Zgjedhore ta nxisin këtë lloj dëshirë të mirë që kanë. Emigrantët janë entuziastë të votojnë në zonat ku jetojnë. Duhet një angazhim maksimal dhe mos të jetë thjeshtë një premtim fasadë sa për të kaluar kohën. Pastaj thonë se vota e emigrantëve është shumë  e rëndësishme?!

Nëse e vendosim që diaspora do të jetë përfaqësuar, nuk është se nuk ka modele, por duhet përshtatur në funksion të komoditetit dhe efektive për të realizuar me sukses votën e emigrantëve. Politika jonë është mësuar me presionet ndërkombëtare, nuk kemi pse të mbetemi peng që të realizojmë reformat në emër të një presioni ndërkombëtar.’- u shpreh Meta.

Pak ditë më parë ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim dhe ambasadori i OSBE-së Vicenzo Del Monaco kërkuan që të Shqipëria të mundësojë sa më shpejt votën e diasporës.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po pse: 15/07/2022 03:36

    Zonja Meta. Nuk eshte detyre e partive. Por e KQZ dhe Komisionerit. Qe kane per detyre sipas Kushtetutes dhe ligjit te bejne aktet nenligjore. Nese nuk i bejne, ose tu bejme kallzim penal ose vetr SPAK ti hetoje kryesisht dhe ne burg te shkojne nga kunati i shokut Medi dhe shok i shokut Rama dhe te gjithe me radhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?