Victor Osimhen

Victor Osimhen përfundon në Turqi

2 Shtator, 16:58| Përditesimi: 2 Shtator, 22:12

  • Share

Napoli është duke diskutuar me Galatasaray për të dërguar në huazim për një sezon sulmuesin Victor Osimhen. Nigeriani është i padëshiruar nga klubi dhe Conte, teksa nuk ra dakord për kalimin në Arabi me Al Hilal, që ishte gati të paguante 90-100 milionë euro.

I mbetur "në derën" e Napolit, është Galatasaray që kërkon huazimin e sulmuesit dhe sipas Sky Sport në Itali skuadra turke është gati për të paguar 9-10 milionë euro pagë vjetore për sulmuesin, pa të drejtën e blerjes.

Formula duket mëse e duhura për Napolin, që nuk paguan rrogën e majme të Osimhen dhe kështu i jep minuta për të përfituar sa më shumë verën e 2025 me një shitje të mundëshme.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?