Shëndeti

Victoria Beckham tregon sekretin e një fytyre sa më rinore

15 Qershor 2019, 19:03| Përditesimi: 15 Qershor 2019, 19:06

  • Share

Victoria Beckham është adhurim për shumë njerëz nëpër botë. Detajiste përsa i përket modës, por dhe kujdesit për lëkurën e fytyrës dhe trupin prej modeleje. Viktoria ka zbuluar sekretin për një lëkurë sa më rinore. Dhe çelësi fshihet tek salmoni.

Një intervistë për “The Edit”, stilistja e njohur ka zbuluar se sekreti për një lëkurë të freskët dhe të lëmuar nis nga kuzhina.

“Unë takova një doktor në Los Angeles, që quhet Harold Lancer, i cili është i jashtëzakonshëm. Unë e njoh prej vitesh dhe ai më caktoi se çfarë lloj lëkurë kam. Unë kam pasur një lëkurë shumë problematike dhe doktori më tha: ‘Duhet të konsumosh salmon çdo ditë, mëngjes, drekë ose darkë”, ka treguar Victoria. Kjo mund të duket disi e çuditshme, por pas kësaj ka dhe një shpjegim shkencor. Salmoni dhe të tjerë peshq me yndyrë janë të pasur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë A dhe C.

Gjithashtu studime të shumta kanë treguar se ka një lidhje mes konsumimit të peshqve dhe lëkurës së shëndetshme. Një studim i publikuar në “European Journal of Dermatology” tregoi se ata që kishin një dietë të pasur në peshk dhe perime kishin më pak akne në fytyrë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?