Arturo Vidal

Vidal zyrtarisht tek Barcelona, Valverde: Pres më shumë energji në mesfushë

4 Gusht 2018, 09:30| Përditesimi: 4 Gusht 2018, 09:36

  • Share

Tashmë është edhe zyrtare. Arturo Vidal është lojtari më i ri i Barcelonës. Katalanasit befasuan Interin që ishte shumë pranë nënshkrimit me mesfushorin dhe e bënë të tyre ish-lojtarin e Bayernit. Lajmi që pritej prej ditësh është zyrtarizuar mbrëmjen e së premtes nga Barcelona ku thuhet se Vidal do jetë lojtar i katalanasve për tre sezonet e ardhshme por duhet të kalojë më parë testet mjekësore pavarësisht se edhe dje ka kryer vizita. Ajo që shqetëson skuadrën spanjolle është gjëndja e gjurit të Vidal të dëmtuar më herët.

Për tre vite do të firmosë mesfushori kilian ku do të përfitojë 9 mln euro në sezon ndërsa Bayernit do t’i shkojnë 19 mln euro plus bonuset.Skuadra gjermane ka falenderuar lojtarin nëpërmjet Karl-Heinz Rummenigge i cili ka thënë:

”Në emër të Bayernit dua të falenderoj Vidal për tre vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku ku fituam shumë trofe. Ai shkëlqeu gjithmonë në ndeshje të mëdha”.

Ndërsa edhe Vidal kujtoi me këto fjalë vitet e kaluara në Mynih:

”Ia kalova shumë mirë tek Bayerni dhe dua të falenderoj drejtuesit që më dhanë këtë mundësi për të luajtur me një tjetër skuadër të madhe si Barcelona” e mbyll 31 vjeçari.

Ndërkaq trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde pret që Vidal t’i japë skuadrës së tij shumë energji në mesfushë pasi ka eksperiencë dhe cilësi.Pasi ka fituar në Itali dhe Gjermani, Arturo Vidal do provojë të bëjë të njëjtën gjë edhe në La Liga.

Komento

Komente

  • Kafsha: 04/08/2018 10:21

    Perderisa Bajerni la këtë lojtar ti iki, që është dhe më i miri, tregon se dashka vetëm pará dhe jo trofe, turp!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?