Performanca japoneze, foto e publikuar nga Rama

VIDELOAJM/ Rama ndan performancën e veçantë japoneze me këngën shqiptare 'Perëndeshë e bukurisë' nga Tokio

23 Shkurt 2023, 08:13| Përditesimi: 23 Shkurt 2023, 10:31

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një performancë të veçantë japoneze me këngën shqiptare 'Perëndeshë e bukurisë' në kuadër të vizitës së tij në Tokio 

I ndodhur në Japoni në vizitën 4-ditore, kryeministri Edi Rama e nisi ditën me publikimin në rrjetet sociale të performancës së një artisteje nga Tokio.

Në video dëgjohen tingujt e klarinetës me të cilën artistja performon këngën shqiptare “Perëndeshë e Bukurisë” për të pranishmit, ku ndodhet edhe kryeministri Rama.

Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij japonez, Fumio Kishida kanë zhvilluar dje një konferencë të përbashkët për mediat. Rama ftoi kryeministrin japonez që në të ardhmen të vizitojë Shqipërinë ndërsa dha lajmin se së shpejti Japonia do të dërgojë një të dërguar special posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Vizita disa ditore e kryeministrit Edi Rama në Japoni vjen në kuadër të 42 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. 

Ora 10:31
‘Dita e Shqipërisë në Tokio’, Rama ndan momentin e bukur të vizitës në Japoni: Do fuqizojmë më tej marrëdhëniet së bashku

1677144682_3326465195132024408928281729981310790729009n.jpg

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një moment të veçantë nga vizita në Tokio. Ai shkruan se do të fuqizojnë me tepër marrëdhnëiet mes vendit tonë dhe Japonisë.

“Albanian Day në Tokio ishte një moment i bukur i vizitës, me komunitetin shqiptar në Japoni, si edhe me përfaqësues të shtetit, sipërmarrjes, kulturës dhe sportit të këtij vendi mahnitës e mikpritës, me të cilin do t’i fuqizojmë më tej marrëdhëniet e mira që kemi.”- shkroi Rama.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • malsi: 24/02/2023 09:35

    Nuk është në rregull dhe nuk na ngjan kjo retorikë antivllazërore. Ne shqiptarët kudo që gravitojmë jemi vëllezër, jemi një gjak, kemi një armik të përbashkët (serbinë), këtë e din edhe Rama. Ndaj nuk është mir ti mveshim askujt petkun e tradhëtarit, sepse kështu nxisim urrejtje dhe përçarje, gjë për të cilën për momentin nuk kemi nevojë. Por ne duhet të jemi më të bashkuar se kurrë që të mund ti përballojmë këto sfida që kemi para nesh.

    Përgjigju
  • Arbërori: 23/02/2023 09:01

    Ka shkuar për të lobuar edhe në Japoni kunder Kosovës dhe në mbrojtje të serbis fashiste…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?