ANGLI - Anis Mehmeti ka vendosur ta marrë "me forcë" dhe gola një ftesë nga Sylvinho për kualifikueset e Botërorit 2026. Kombëtarja jonë luan më 21 dhe 24 mars kundër Anglisë në Londër dhe Andorrës në Tiranë, teksa sulmuesi anësor i ka dërguar "sms" trajnerit me golin e 12-të sezonal.
Për raundin e 36-të në Championship, Bristol City barazoi 1-1 kundër Hull City dhe golin e barazimit për vendasit e shënoi pikërisht Mehmeti. Miqtë gjetën epërsinë pas minutës së 13-të, ndërsa për t'i dhënë një pikë të tijve, Mehmeti ktheu në gol penalltinë në minutën e 53.
Trajneri vendosi ta nxirrte sulmuesin në të 70-n minutë, me Mehmetin që shkon në 12 gola sezonal dhe pret një rikthim si kuqezi.
Komente
