Bekim Balaj

VIDEO/ 13 minuta në fushë, Bekim Balaj shënon në Turqi

30 Tetor 2022, 13:38| Përditesimi: 30 Tetor 2022, 13:42

  • Share

Bekim Balaj gjeti golin në Ligën e Parë të Turqisë. Për javën e 11, shkodrani vulsoi fitoren e Kecirengucu në minutën e 91 të ndeshjes. Në transfertën e Tuzlaspor, skuadra mike e Balaj, Bardhit dhe Marës mori tri pikë me vlerë. Me Tuzlaspor që kaloi i pari në avantazh, skuadra e shqiptarëve ia doli të përmbysë ndeshjen për 1-3.

Bekim Balaj i ndodhur vetëm në zonë përfitoi nga pasimi i Karadeniz, teksa shënoi golin e tretë këtë sezon në minutën e 91. I futur në minutën e 78 të ndeshjes, për Balaj u deshën vetëm 13 minuta që të "bekonte" të tijtë me golin e qetësisë. Në fushë nga minuta e parë luajti Jurgen Bardhi, teksa Uerdi Mara nuk mori minuta.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?