Penalltia e kthyer në gol nga Dastan Satpaev

Sport

VIDEO/ 16-vjeçari shënon në Champions League, të riut i besohet penalltia vendimtare në minutën e fundit! Sezonin e ri luan me Chelsean

7 Gusht, 12:38| Përditesimi: 7 Gusht, 12:40

  • Share

ALMATY, Kazakistan - Kairat Almaty fitoi të mërkurën 1-0 kundër Slovan Bratislavës në aktin e parë të turit të tretë kualifikues të Champions League. Ndeshja u vendos në minutën e fundit dhe për festën e vendasve u kujdes 16-vjeçari Dastan Satpaev.

Një nga talentet më të mëdha në Kazakistan dhe e ardhmja e futbollit në këtë vend, Dastan Satpaev mori përsipër penalltinë në minutën e fundit. Me një vetbesim për t'u admiruar, goditja ishte më shumë se e saktë duke e ndalur sferën në trekëndësh.

Kaq u desh që mediet të flisnin për të dhe besimin që klubi i Kairat i ka dhënë një 16-vjeçari, për ta kthyer në një yll ende në adoleshëncë. Këto do jenë ditët e fundit për të riun në vendlindje, pasi Chelsea e ka blerë për 2.4 milionë euro dhe do e aktivizojë në ekipin e 21-vjeçarëve si fillim.

Nuk është çudi që sulmuesin ta shohim shumë shpejt në "Stamford Bridge", pasi Enzo Maresca ka treguar se ka besim te aftësitë e të rinjve.

Nëse në Shqipëri vendi është mbushur me lojtarë nga shtete të huaja dhe talentet vendase nuk e shohin futbollin si një profesion, në Kazakistan një 16-vjeçar shënon në Champions League.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?