Në "Kompleksin Partizani" në Tiranë (shkak i dënimit të rrogozhinasve), Egnatia dhe Laçi barazuan 1-1 për javën e 30-të në Superligë. 90 minutat e ndeshjes ishin të luftuara, me grintë dhe raste, teksa në fund të dyja skuadrat morën nga një pikë. Dueli pa kartonin e kuq të Zejnullait te Egnatia, teksa goli i parë i ndeshjes u shënua nga miqtë e Laçit me Guindo. Në minutën e 51, sulmuesi lëvizi bukur në zonë dhe e ndali sferën pas krahëve të Sherrit. Për ekuilibrat e ndeshjes mendoi Jackson, që ktheu në gol një penallti të akorduar pas konsultës me VAR. Këtë ndeshje nga pranë e ka ndjekur edhe trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho. Pas javës së 30-të, Egnatia me 43 pikë vijon të qëndrojë në vendin e tretë për momentin, teksa Laçi me 40 pikë në vendin e pestë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Tirana fiton 'Klasiken' në Shkodër dhe 'prek' titullin, Teuta tri pikë në derbin me Erzenin! Egnatia dhe Laçi paqe në kryeqytet
S.Dh/ReportTv.al