Momenti i përplasjes mes Bubeqit dhe arbitrave

VIDEO/ 3 gola, karton i kuq dhe tension! Burreli lë Pogradecin në Kategorinë e Dytë

27 Maj 2023, 09:28| Përditesimi: 27 Maj 2023, 09:29

  • Share

Burreli fitoi 2-1 me Pogradecin në play-out e Kategorisë së Parë. Në "Arena Egnatia" në Rrogozhinë, skuadra matjane ka përmbysur gjithçka, duke vijuar të qëndrojë në Kategorinë e Parë. Nga ana tjetër, Pogradeci i ardhur nga Kategoria e Dytë ka humbur mundësinë për t'u ngjitur një kategori më sipër, teksa do vijojë sërish në këtë ligë edhe sezonin e ri.

Sfida u hap në minutën e 41 nga Cirkovic, që kaloi në avantazh Pogradecin. Në këto momente ka pasur tension nga pankina matjane, me trajnerin Dorjan Bubeqi që u ndëshkua me karton të kuq dhe më pas iu hakërrye arbitrave. Tensioni ka qenë i madh, me stafin e Burrelit që shoqëroi për në dhomat e zhveshjes trajnerin.

Në këtë sfidë, Pogradeci humbi edhe një penallti, që mund të vuloste ndeshjen. Në 45 minutat e dyta Burreli përmbysi gjithçka me Kurbneshin në të 55 minutë nga pika e bardhë e 11 metërshit, teksa në të 71 ishte Silva Costa që i dha të drejtë matjanëve për të vijuar në të Parën.

Burreli 2-1 Pogradeci (Kurbneshi 56' (p), Silva Costa 71' / Cirkovic 41')

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?