Stadiumi i përmbytur në Podgoricë

VIDEO/ 30 minuta lojë për Europianin U-21, pezullohet Mali i Zi - Shqipëri në Podgoricë! Riluhet më 2024

21 Nëntor 2023, 16:23| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 18:50

  • Share

PODGORICË - Mali i Zi U21 - Shqipëri U21 është pezulluar pas vetëm 27 minutave lojë për shkak të rreshjeve të shumta të shiut. Sfida e cila vlente për eliminatoret e Euro 2025 për këtë grupmoshë nuk është luajtur gjatë, teksa stadiumi "Podgorica City" u kthye në një moçal të vërtetë.

Me rezultatin që pas 27 minutave lojë ishte 0-0, arbitri i drejtoi lojtarët në dhomat e zhveshjes pas një furtune të vërtetë. Me të kaluar minutat, arbitri sipas rregullores doli në fushë për të parë gjendjen, ndërkohë që shiu ishte i rrëmbyeshëm.

Në të tilla kushte, së bashku me delegatin e UEFA-s dhe zyrtarë të dy federatave, u vendos që sfida të shtyhej për një tjetër datë. Pas konsultës mes palëve u vendos që sfida të luhet më 7 qershorin e 2024 pasi nuk kishte data të lira më herët.

Në grupin E të Euro 2025, Shqipëria me nëntë pikë mban vendin e tretë, aq pikë sa ka edhe Rumania. Grupi kryesohet nga Zvicra me 10 pikë.

Ora 18:45
U shty për shkak të rebeshit, ndeshja e Kombëtares U-21 luhet më 7 qershor


Ndeshja midis Shqipërisë U-21 dhe Malit të Zi U-21, e vlefshme për kualifikueset e Euro U-21, është ndërprerë në minutën e 27-të për shkak të reshjeve të dendura të shiut në Podgoricë. UEFA ka vendosur që ndeshja mes Shqipërisë U21 dhe Malit të Zi U21 të luhet më 7 qershori 2024 dhe do të rinisë nga minuta e 27-të.

Sipas kalendarit të datave zyrtare të FIFA-s e UEFA-s për Kombëtaret ndeshja nuk mund të shtyhej për nesër dhe angazhimet e lojtarëve me klubet e tyre e bënë të pamundur që kjo sfidë të zhvillohet në një datë më të afërt. Shqipëria U21 do të luaj në marsin e vitit 2024 dy sfida kualifikuese ndaj Finlandës dhe Zvicrës.

Edicioni kualifikues do të ulë siparin në qershorin e vitit 2024 dhe Shqipëria U21 ka në program sfidat ndaj Zvicrës, Armenisë dhe takimin e shtyrë ndaj Malit të Zi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?