Në "Olimpico" në Romës, Lazio fitoi 3-2 kundër Atalantës për javën e tetë në Serie A. Vendasit kaluan dy herë në avantazh, ndërsa miqtë ia dolën të barazonin gjithçka. De Ketelaere shënoi në portën e tij duke kaluar Lazion në epërsi në të pestën minutë. Më pas Castellanos shënoi në minutën e 11-të për rezultatin 2-0. Ishte Ederson që shënoi në të 33 minutë, ndërsa Kolasinac barazoi ndeshjen. Duhej minuta e 83 që Vecino të shënonte golin me vlerën e tri pikëve për Lazion. Me këtë sukses, Lazio shkon në vendin e 12-të me 10 pikë, ndërsa Atalanta mbetet me 13 pikë në vendin e gjashtë. Në fushë për Lazion ishte Hysaj, teksa Gjimshiti luajti për bergamaskët. Kështu "derbi i shqiptarëve" foli për mbrojtësin e Lazios.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Hysaj fiton 'derbin' me Gjimshitin, Lazio mund 3-2 Atalantën! Roma mposht 1-4 Cagliarin, Napoli 'bie' në shtëpi
S.Dh/ReportTv.al