Sandro Tonali dhe kartoni i verdhë

VIDEO/ 50 baste në tre muaj, publikohen pamjet ku Sandro Tonali kërkoi me ngulm kartonin e verdhë

31 Mars, 21:07| Përditesimi: 31 Mars, 21:09

  • Share

Sandro Tonali vijon të jetë i pezulluar me 18 muaj nga futbolli, megjithatë lojtari i Newcastle s'e ka lënë vesin e basteve dhe akuzohet se në vetëm tre muaj me anglezët në Premier League ka vendosur 50 të tilla.

Midis 12 gushtit 2023 dhe 12 tetorit 2023 mesfushori 23-vjeçar po hetohet nga Federata Angleze e Futbollit për baste edhe duke përfshirë e ekipin e tij. Bëhet fjalë për 50 të tilla, duke mos lënë vesin që kishte edhe te Milani, gjë që solli edhe skualifikimin.

Italiani ka afat deri më 5 prill për t’iu përgjigjur akuzave, gjë që mund të çojë edhe në zgjatjen e dënimit për mesfushorin që Newcastle e bleu nga Milani verën e kaluar.

Tanimë janë publikuar edhe pamjet kur Tonali merr me qëllim një karton të verdhë në Premier League, duke mos u zëvendësuar paçka se është më pak se 5 metër nga vija fundore dhe diçka e tillë i kërkohet edhe nga arbitri i katërt.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?