VIDEO/ Milano, hedh 25 vjeçaren në shinat e metrosë, arrestohet për tentativë vrasjeje

20 Prill, 20:47| Përditesimi: 21 Prill, 13:53

  • Share

ITALI - Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia në Milano nën akuzën për tentativë vrasje. Ai shtyu një vajzë 25-vjeçare në shinat e metrosë, duke rrezikuar jetën e saj.

Fatmirësisht për të renë në atë moment nuk kishte asnjë tren duke shpëtuar pa asnjë dëmtim.

Ngjarja ka ndodhur të premten që lamë pas (19 mars 2024) pak para orës 23:00, në stacionin M2 të Lambrate, kur burri nisi të kapë disa të rinj, duke e shtyrë 25-vjeçarin.

E ndihmuar menjëherë nga i dashuri i saj dhe nga të pranishmit, të cilët e tërhoqën menjëherë nga shinat e metrosë, vajza u dërgua në urgjencën e spitalit Fatebenefratelli, ndërsa 52-vjeçari u arrestua nga policia.

Tashmë 52-vjeçari, me origjinë domenikane dhe me precedentë penalë, ndodhet në burgun e San Vittore.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?