Në "St. Mary Stadium", Southampton barazoi 3-3 me Tottenhamin për javën e 28-të të Premier Leagues. Miqtë e Contes kaluan të parët në avantazh në minutën e 45+1 të ndeshjes me Porro, pas asistit të Son. Adams në të 46 minutë barazoi për 1-1, teksa Kane në minutën e 65 kaloi sërish Spurs në avantazh. Perisic në minutën e 74 shënoi për 1-3, ndërsa Walcott në të 77 shkurtoi për 2-3. Kur pritej fërshëllima e fundit e arbitrit, Ward-Prowse në të 90+3 dërgoi shifrat në 3-3, me skuadrat që ndajnë nga një pikë. Tottenham në këtë duel humbi sulmuesin Richarlison, me brazilianin që u dëmtua në minutën e pestë. Spurs me 49 pikë mbajnë vendin e katërt, teksa Southampton vijon që me 23 pikë të jetë në vendin e fundit të Premier League.
Golat e Tottenham:
Lajmi kryesor:
'Festival golash' në Premier League, Tottenham ngec në transfertë! Conte humbet yllin e ekipit, Chelsea barazon në shtëpi (GOLAT)
S.Dh/ReportTv.al