Pau Cubarsi pas dhjetë qepjeve në fytyrë

VIDEO/ Adoleshenti i Barcelonës 'shpërfytyrohet' në Beograd, i qeshur edhe pas dhjetë qepjeve në fytyrë

7 Nëntor, 11:38| Përditesimi: 7 Nëntor, 11:42

  • Share

Barcelona fitoi të mërkurën 2-5 në Beograd kundër Crvena zvezda për raundin e katërt në Champions League. Në këtë sfidë, talenti i radhës katalanas, 17-vjeçari Pau Cubarsi pësoi një goditje në fytyrë gjatë dyluftimit.

Dhjetë qepje për djaloshin, që në një foto pas ndeshjes nuk duket se e ka kaluar në dramë situatën, por përkundrazi nuk e largon buzëqeshjen nga fytyra.

Edhe pse në një moshë të re, Hansi Flick këtë sezon e ka graduar titullar dhe Cubarsi vlen tanimë 40 mln euro në tregun e futbollit, me Barçën që duket se e ka prapavijën të sigurt.

"Ai është mirë, por iu deshën dhjetë qepje", tha Hansi Flick.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?