Festa e Adrian Bajramit pas golit

Sport

VIDEO/ Adrian Bajrami shënon golin e parë me ekipin A të Benficas, skuadra e tij shkon në finalen e Kupës

24 Prill, 08:44| Përditesimi: 24 Prill, 10:40

  • Share

Mbrojtësi i Kombëtares, Adrian Bajrami ka shënuar golin e parë me ekipin A të Benficas. 23-vjeçari e nisi ndeshjen si titullar dhe mundi të gjente rrjetën para tifozëve të tij, duke dhënë një sinjal se është gati për më shumë minuta.

Në ndeshjen e Kupës, të fituar 4-0 kundër Tirsense në "Stadiumin e Dritave", Bajrami e nisi ndeshjen nga minuta e parë. Duhej minuta e 74-t që ai të përfitonte nga zhvillimet e një këndoreje dhe mos gabonte nga pranë portës për të festuar golin me ekipin A.

Përtej golit, 90 minutat në fushë ishin shumë të mira për Bajramin që u vlerësua me notën 8,1. Kujtojmë se djaloshi është kapiten i Benfica B dhe ka zhvilluar tre ndeshje për Kombëtaren.

Tanimë Benfica shkon në finalen e Kupës së Portugalisë dhe më 25 maj e diskuton trofeun kundër Sportingut të Lisbonës.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?