Adriano Leite Ribeiro

Sport

VIDEO/ Adriano i jep lamtumirën futbollit, s'i mban lotët kur dëgjon mesazhin e babait të ndjerë

16 Dhjetor 2024, 21:22| Përditesimi: 16 Dhjetor 2024, 21:27

  • Share

BRAZIL - Në botën e futbollit njihet si 'Perandori'. Bëhet fjalë për Adriano Leite Ribeiron, ish-sulmuesin e famshëm të Interit dhe Brazilit, i cili në moshën 42-vjeçare ka zhvilluar një ndeshje lamtumire nga futbolli.

Adriano qau me ngashërim në fushë kur në ekranet e "Maracana" të Rio de Janeiro u shfaq një mesazh nga i ati i ndjerë prej 20 vitesh, kjo edhe pas një ndihme nga "Inteligjenca Artificiale".

Nderimi emocional e la Adrianon në lot, pasi siç e ka shpjeguar më herët, vdekja e babait të tij 20 vjet më parë ndikoi thellë tek ai, duke e bërë të humbiste pasionin për futbollin. Pas humbjes tragjike, Adriano luftoi me depresionin dhe filloi të pinte alkool, gjë që përfundimisht ngeci karrierën e tij dikur premtuese, duke e kthyer atë në një nga talentet që nuk dha gjithë potencialin.

Flamengo dhe një ekip i quajtur Friends nga Italia luajtën në ndeshjen e lamtumirës. Adriano luajti nga një pjesë për të dyja skuadrat dhe lamtumira u dha nga yje si Romário, Júlio César, Dida, Ivan Córdoba dhe djali i Adrianos, Adrianinho.

Në lamtumirë mori pjesë edhe legjenda braziliane Ronaldo, ndonëse nuk luajti. Adriano e filloi karrierën te Flamengo, teksa luajti për Inter, Fiorentina, Parma, Sao Paulo, Corinthians, Atletico PR dhe Miami United, ku e mbylli karrierën e tij në 2016.

Në kombëtaren braziliane luajti 48 ndeshje dhe shënoi 27 gola.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?