Adrion Pajaziti feston me shokët e skuardës pas golit

Sport

VIDEO/ Adrion Pajaziti dy gola radhazi, i shënon Dinamo Zagrebit dhe fiton derbin me Hoxhën

24 Prill, 12:01| Përditesimi: 24 Prill, 12:06

  • Share

Gorica fitoi të mërkurën 1-0 kundër Dinamo Zagreb për raundin e 31-të në Superligën kroate të futbollit. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Adrion Pajaziti, i cili gjeti rrjetën e dytë në pak ditë dhe shoi shpresat e kryeqytetasve për titullin kampion.

Në minutën e 67-të, Pajaziti shfrytëzoi në maksimum një asist në zonë të marrë nga Cuic dhe e ndali topin në fundin e rrjetës. Ndërkohë që 30 minuta për Dinamo Zagreb luajti edhe Arbër Hoxha, që humbi sfidën kundër Pajazitit.

Sa i takon Pajazitit, ai u vlerësua me notën më të lartë, 7.9, ndërsa ky gol vjen vetëm katër ditë pas të parit të shënuar ndaj Osijek, ku gjithashtu ishte i vetmi për fitoren e Goricas.

22-vjeçari është në pronësinë e Fulham, teksa luan në huazim te Gorica.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?