VIDEO/ Ajax është për turp, Feyenoord e mposht 6-0 në 'Klasiken' e Holandës

7 Prill, 16:26| Përditesimi: 7 Prill, 17:46

  • Share

Feyenoord "asfalton" 6-0 Ajaxin në 'Klasike' për raundin e 29-të të elitës së futbollit holandez. Miqtë nga Amsterdami ishin për "faqe të zezë" duke mos pasur asnjë rast të rrezikshëm, për të mos goditur asnjëherë portën në mënyrë serioze.

Në kolonën e statistikave vërehet se Ajax ka vetëm një goditje këndi, gjëja më e mirë që djemtë e van 't Schip mundën të bënin gjatë 90 minutave. Në "De Kuip" të Rotterdamit vendasit shënuan tre herë në pjesën e parë me Paixao, Minteh dhe Hancko.

Sërish vendasit dominuan në pjesën e dytë, me Minteh dhe Paixao që shënuan sërish, teksa Timber vendosi emrin në listën e shënuesve. Kështu, Feyenoord turpëron Ajaxin dhe e lë në vendin e gjashtë me 45 pikë.

Për vete, Feyenoord mban pozitën e dytë me 69 pikë, nëntë më pak se kryesuesit e PSV-së.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?