Lezhë/ Plagoset në aksident polici i Rrugores, po kthehej në banesë pas shërbimit! E përplas trajleri me drejtues boshnjak (VIDEO)

30 Maj, 16:18| Përditesimi: 30 Maj, 16:45

  • Share

Një aksident i rëndë rrugor u shënua mesditen e sotme në rrugën nacionale Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Gajush.  Një trajler ka përplasur makinën “Ford” që drejtohej nga efektivi i Policisë Rrugore, Gjergj Vasia. Efektivi sapo kishtë lënë shërbimin dhe po udhëtonte me makinën private drejt banesës kur është goditur nga mjeti I tonazhit të rëndë.

Vasia është transportuar në urgjencen e Spitalit të Traumës, ku mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Blute ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe po punojne per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit. Sipas të dhenave paraprake, efektivi ne drejtimin e mjetit, po tentonte te hynte me rrugë kryesore kur është goditur nga trajleri. Po kështu është ndaluar drejtuesi i trajlerit, shtetas boshnjak. 

"Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, kamioni me drejtues shtetasin boshnjak Nj. G. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. V., punonjës policie i DVP Lezhë, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.    Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi Gj. V., i cili po dërgohet në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.  Me shtetasin Nj. G. po kryhen veprimet procedurale.   Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të aksidentit", bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?