Ernest Muçi dhe Milot Rashica pas golit

Sport

VIDEO/ Aksioni nis nga Ernest Muçi, Besiktas shënon supergol me Rashicën në EL

22 Janar, 16:56| Përditesimi: 22 Janar, 19:23

  • Share

STAMBOLL - Besiktas dhe Athletic Bilbao luajnë për raundin e shtatë në grupet e Europa League. Turqit kaluan në epërsi pas 17 minutave lojë, me shqiptarët që kanë bërë protagonistin.

Një aksion i nisur mirë nga Ernest Muçi, udhëheqja e tij dhe pasimi te Silva, bëri që me thëmbër topi të dilte për Milot Rashicën. Sulmuesi i Kosovës nga jashtë zone realizoi një perlë, teksa i gjithë aksioni është një manual futbolli.

Trajneri i ri Solskjaer vendosi t'i hedhë të dy shqiptarët nga minuta e parë dhe duket se nuk e ka pasur gabim, pasi janë pika referimi në sulmin e ekipit turk.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?