Shefki Kuqi, ish-sulmuesi i shumë klubeve të njohura në Angli, Gjermani apo edhe Finlandë ka thënë se në vitin 1999 kur ai nuk kishte vendosur se me cilën kombëtare do luante, Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar 100-200 mijë euro për të veshur ngjyrat kuqezi. Akuzat e forta Kuqi i bëri në emisionin "Favorit" në T7, duke thënë se ka dijeni edhe për raste të tjera të ndodhura në Shqipëri.
"Të gjithë e dinë që unë nuk e kam pasur mundësinë që të luaj për Kombëtaren shqiptare. Kam dëgjuar plot debate dhe tifozët që kanë thënë jo tradhtari, jo kështu po ashtu. Dëshira ime, para se të zgjidhja Finlandën, edhe kam tentuar, ka qenë të shkoja në kombëtaren e Shqipërisë. Atëherë duhej të jepje lek për të luajtur në kombëtaren e tyre. Lekë me çanta. Për atë moment që je në fushë, je brenda vijave të bardha, nuk shikohet për kë po luan, e ke punën dhe detyrën tënde, je ti ai që ke vendosur dhe kjo nuk ka krahasim. Lekët mi ka kërkuar federata. Mos gaboj më kanë kërkuar 100-200 mijë euro. Më thanë që do të më ofronin edhe pasaportën. Nuk e kam pranuar, nuk ka qenë e arsyeshme për mua", tha Kuqi fillimisht.
46 vjeçari vijoi duke thënë se nuk ka asnjë kontakt më me njerëz në Federatë, teksa puna për talentet e reja duhet të nisë herët.
"Unë jam kosovar, nuk kam lindur në Shqipëri dhe ata shikoja në atë kënd. Me federatën e Shqipërisë tani nuk kam asnjë kontakt, por kam dëgjuar dhe raste të tjera që kërkojnë para. Unë i përkrah lojtarët maksimalisht, pavarësisht kombëtares që vendosin të luajnë. E njëjta situatë është dhe me Kosovën. Shumica po lindin jashtë dhe kanë shumë pak qasje me Kosovën. Duhet që puna të kryhet akoma pa mbushur lojtari 18-20 vjeç", tregoi Kuqi mes të tjerash.
Shefki Kuqi tanimë në moshën 46 vjeçare zgjodhi të luante për Finlandën, me kombëtaren e së cilës shënoi 7 gola në 63 ndeshje. Në karrierën e tij, sulmuesi i lindur në Kosovë ka luajtur për Helsinkin, Ipswich, Blackburn, Fulham, Crystal Palace, Derby, Swansea, Newcastle apo edhe Hibernian, ku e mbylli me futbollin e luajtur në vitin 2013.
Video nga emisioni Favorite në T7:
Qe ka pasur hajdute dhe ka akoma ne Federate, kete nuk e kuan as topi, por ne vitin 1999 qe thote ky Kuqi “euro” nuk ishte futur akoma si monedhe…
PërgjigjuO Kuq. Ti per te lujt futbolll se paku di te ishe zbavitur po ne kemi paguar zagaret e Berishes edhe per te shku ne Irak apo Afganistan. Po s'besove pyet Gjunkshin.