VIDEO/ Akuzat e Topallit për vilat e kreut të PD dhe kunatin e tij, Rama-Bashës: Po që i ke i ke dhe s’ke veç ato

16 Janar 2021, 12:38| Përditesimi: 16 Janar 2021, 13:08

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të dhënë në emisionin “Opinion”, të kreut të opozitës Lulzim  Basha i cili tha se nuk ka asnjë vilë.

Në një video të postuar në Instagram kreu i qeverisë, ka vënë përballë deklaratave të Bashës ato të Jozefina Topallit që e akuzon kreun e PD se ka hyrë në politikë me një agjendë të pastër ekonomike personale.

“Po që i ke i ke dhe s’ke veç ato, po këta nuk e kuptojnë që ty të takon të gënjesh, se nuk mund të luash me karakterin tënd”- shkruan Rama teksa poston videon

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?