Joao Felix mbërrin te Al Nassr

Sport

VIDEO/ Al Nassr bën të vetin Joao Felix, 'në shënjestër' edhe Antony i United

28 Korrik, 14:45| Përditesimi: 28 Korrik, 14:47

  • Share

Klubi nga Arabia Saudite, Al Nassr ka bërë një tjetër goditje të madhe në merkato, duke siguruar shërbimet e sulmuesit Joao Felix. Portugezi largohet nga Chelsea pas një marrëveshjeje të arritur mes palëve.

Sipas burimeve të medieve evropiane, Felix ka marrë "dritën jeshile" dhe ka udhëtuar drejt Arabisë Saudite, ku pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Al Nassr. Marrëveshja kap vlerën e 30 milionë eurove të paguara menjëherë, plus 20 milionë euro bonuse të mundshme, në varësi të performancës dhe objektivave të arritura.

Drejtuesit e Al Nassr nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq. Në planet e klubit është edhe sulmuesi brazilian Antony, i cili është kthyer në radhët e Manchester United pas huazimit te Real Betis. Sipas raportimeve të “Footmercato”, lojtari është jashtë planeve të trajnerit për sezonin e ardhshëm dhe për të është paraqitur një ofertë konkrete nga Al Nassr.

Për momentin nuk ka ende një vendim përfundimtar nga “Djajtë e Kuq”, por negociatat pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, me mundësinë reale që edhe Antony të ndjekë rrugën drejt Ligës Profesionale Saudite.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?