Al Nassr fitoi 0-2 në fushën e Al Ittihad për raundin e katërt në elitën e futbollit të Arabisë Saudite dhe merr kreun e renditjes me 12 pikë të plota. Për vendasit trajneri Laurent Blanc la në tribunë mbrojtësin Mario Mitaj, kjo ndikuar nga numri i lartë i futbollistëve të huaj në ekip.
Miqtë ishin më kërkues në fushë dhe zhbllokuan ndeshjen që në minutën e nëntë me Sadio Mane. Sulmuesi senegalez mori një pasim nga Coman dhe zhbllokoi shifrat me supergol. Më pas, Mane bëri rolin e 'kamerierit' dhe në minutën e 35-të asistoi për Cristiano Ronaldon, me portugezin që tregoi se në moshën 40-vjeçare është në gjendje fizike të përsosur, duke shënuar për 0-2.
Ky ishte goli i 946 në karrierën e CR7 si profesionist, me objektivin që është numri 1000.
Komente
