Real Madrid fitoi me përmbysje 2-1 kundër Bayern Munich dhe është finalisti i Champions League, duke rivalizuar me Dortmund mbrëmjen e 1 qershorit në Londër.
Jude Bellingham dhe Alessandro Del Piero ishin pranë njëri-tjetrit, me legjendën e Juves dhe Italisë që e intervistoi anglezin. Një komunikim i shkurtër dhe i bukur mes talentit të Ancelottit dhe ish-kampionit të Juventusit, tashmë komentator i “CBS Sports”.
Anglezi dukej pothuajse i befasuar që ishte dërguar në zonën mikse të stadiumit për intervistat pas gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Nuk dinte çfarë të thoshte, ishte shumë i emocionuar. Fillimisht komplimentoi Del Pieron për pamjen e tij, më pas tha me shumë sinqeritet: “Nuk e di pse më kanë dërguar këtu për intervista, nuk kam fjalë”.
Duke kapërcyer sikletin, mes të qeshurave dhe argëtimit, Bellingham komentoi emocionin e tij për finalen e “Wembley”, që sapo kishte siguruar: “Nuk e besoj, të jem i sinqertë. Jam mirënjohës që jam pjesë e këtij ekipi, një grupi me luftëtarë që nuk dorëzohen kurrë. Unë nuk jam mësuar me të tilla përmbysje dramatike, të tjerët po. Ata janë më me përvojë, për mua është hera e parë në finalen e Ligës së Kampionëve”, tha ai.
"A bit crazy, but it's nice!"@BellinghamJude's a fan of @delpieroale's drip ???? pic.twitter.com/yLKyeAvCLs
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) May 8, 2024