Arsenali triumfoi 3-1 kundër Liverpoolit në "Emirates" dhe merr përkohësisht vendin e dytë, duke rihapur garën për titullin e Premier League. Në Londër 90+7 minutat ishin fantastike, me katër gola dhe karton të kuq (Konate 88') për të besuarit e Klopp.
Bukayo Saka zhbllokoi sfidën dhe shënoi golin e parë të Arsenalit në minutën e 14-të, para se Gabriel në të 45+3 t'i dërgonte skuadrat në zhveshtore në barazimin 1-1.
Pjesa e dytë prodhoi garë të fortë sportive. Duhej minuta e 67-të që Martinelli të përfitonte nga pasiguria e Alisson në portë dhe të rikthente "Topçinjtë" në avantazh. Në të 90+2 ishte Trossard që "vulosi" tri pikët e Arsenalit me golin e tretë, duke ia kaluar topin mes këmbëve brazilianit të të kuqve.
Pas javës së 23-të (ende e pa përfunduar), Liverpool mban kreu me 51 pikë, ndjekur nga Arsenali me 49 pikë. Man. City pozicionohet si i treti me 46 pikë dhe dy ndeshje më pak.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Alisson i dhuron fitoren Arsenalit, Liverpool 'bie' 3-1 në Londër! Chelsea humbet nga Wolves, Man. United tripletë West Hamit
S.Dh/ReportTv.al