Carlo Ancelotti debuton me Brazilin

Sport

VIDEO/ Ancelotti s'e nxjerr Brazilin nga kriza, vetëm 0-0 në Guayaquil! Argjentina i falet Alvarez

6 Qershor, 11:02| Përditesimi: 6 Qershor, 12:50

  • Share

Kualifikueset e Kupës së Botës 2026 për zonën e Amerikës Latine vijuan me ndeshjen e radhës. Te Brazili në stol debutoi Carlo Ancelotti, por "Selecao" u ndal në barazim 0-0 nga Ekuadori. Ndërkohë në Santiago, Kili vendas u mposht 0-1 nga Argjentina.

Në kryeqytetin Guayaquil, Ekuadori ndali në barazim pa gola Brazilin për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës. Trajneri Carlo Ancelotti debutoi me formacionin më të mirë, ndërsa yjet si Vinicius apo Richarlison nuk mundën të gjenin golin. Me 22 pikë pas 15 ndeshjeve, Brazili mban vendin e katërt dhe ende nuk e ka siguruar kualifikimin për në finalet e Kupës së Botës, duke iu dashur edhe 1 pikë.

Ndërkohë në Santiago, vendasit e Kilit nuk i kanë bërë ballë Argjentinës. Kampionët në fuqi të botës fituan 0-1 me golin e shënuar nga Julian Alvarez. Në minutën e 16-të Almada asistoi bukur për sulmuesin e Atl. Madrid, me këtë të fundit që shënoi një gol mjaft të bukur pas një prekje 'të ëmbël'. Me 35 pikë pas 15 ndeshjeve, Argjentina mban kreun dhe e ka siguruar prej muajsh kualifikimin në Kupën e Botës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?