Angel Di Maria kaloi në avantazh Benficën në Austri kundër Salzburg, me sfidën që vlen për grupin D në grupet e Champions League. Duhej minuta e 32-të që argjentinasi të shënonte direkt nga këndorja. Futbollisti i fundit që kishte shënuar një gol direkt nga goditja e këndit në Champions ishte sulmuesi i Lazios Klaudio Lopez, kundër Anderlecht në “Olimpico”, më 6 mars të 2001.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Interi e mbyll grupin e Champions në vendin e dytë, Napoli kalon në 1/8! Man. United jashtë Evropës, Copenhagen surprizon Galatasaray
S.Dh/ReportTv.al