Anis Mehmeti

Sport

VIDEO/ Anis Mehmeti në superformë, shënon dopietë dhe thyen rekordin personal! 'Sms' Sylvinhos

13 Shkurt, 09:46| Përditesimi: 13 Shkurt, 10:20

  • Share

ANGLI - Sulmuesi anësor i Kombëtares, Anis Mehmeti ishte deçiziv për Bristol City në fitoren 2-0 kundër Stoke City për javën e 32-të në Championship. Djaloshi kuqezi ishte autori i golave në një ndeshje që u duke si një "sms" nga ai për trajnerin Sylvinho.

24-vjeçari hapi serinë e golave në minutën e 11-të dhe më pas "vulosi" gjithçka 17 minuta para fundit me një 'perlë'. Mehmeti u vlerësua nga faqja e specializuar e statistikave “SofaScore” me notën  8.6, duke u zgjedhur edhe "Njeriu i Ndeshjes".

Me këtë dopietë Mehmeti e dërgon në 11-të numrin e golave sezonalë, duke thyer rekordin personal të sezonit 2022-23 kur shënoi dhjetë gola (nëntë me fanellën e Wicombe dhe një me Bristol).

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?