TIRANË- Një pamje emocionuese ka ardhur sot nga spitali COVID-2 në Tiranë. Mjekë dhe pacientë kanë harruar për disa minuta COVID-in dhe kanë dalë në ballkone duke shijuar muzikën popullore. Ansambli i Këngëve dhe Valleve popullore mbajti një koncert për ta, në shenjë falenderimi për bluzat e bardha, heronjtë e ditëve të sotme, por edhe për pacientët për t'i dhënë pak shpresë në betejën e tyre të vështirë me virusin.
Këngëtarët kanë performuar në oborrin e këtij spitali dhe muzikës së tyre nuk i kanë rezistuar as pacientët të cilët, me ndihmën e mjekëve kanë dalë në ballkone për të shijuar tingujt e këngëve popullore. Për mjeken, një koncert i tillë theu akullin e pandemisë.
"Na bënë të thyejmë akullin e pandemisë dhe të shohim me kurajo drejt jetëve të shpëtuara, uroj që kjo muzikë të ketë depërtuar thellë në shpirtrat e të gjithë njerëzve veçanërisht të pacientëve dhe të shtojë kurajon për ta përballuar këtë situatë", tha mjekja, e cila i dhuroi dhe një buqetë me lule këngëtarëve.
"Faleminderit jeni heronjtë tanë, respekt", iu përgjigj këngëtari mjekes.
Ky koncert ofron një pamje krejt tjetër të spitali COVID-2, në një kohë që nga ky i fundit janë raportuar muajve të fundit lajme tragjike të pacientëve që kanë zgjedhur t'i japin fund jetës duke u hedhur nga ballkonet.
Pacientët janë zgjuar sot nën tingujt e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme. Këtyre tingujve nuk i kanë rezistuar as pacientët, të cilët kanë zgjedhur që të dalin në këto ballkone dhe t'i përshëndesin me dorë.
Turp tju vije. Bravo ata qe bejne kenget por jo ju qe kerceni. Patetike muti
PërgjigjuBravoooo
PërgjigjuPatetike!
PërgjigjuKur personi qe i ka ber ata kush jan sot me ansamblin) ndodhet i shtruar aty ne gjendje te rend. Pse eshte patetike e jo shenj respekti? Ik o toc ha nai tas grosh. Mos fol budalliqe pa lidhje.