Apolonia U-19

VIDEO/ Apolonia nuk ia del në Fier, gjigantët e Kroacisë shënojnë tre gola! Champions League ëndërr e largët

26 Tetor 2022, 16:14| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 16:17

  • Share

Apolonia U-19 humbi sot 0-3 me moshatarët e Hajduk Split në ndeshjen e parë play-off për Champions League e të rinjve. Në "Loni Papuçiu" miqtë nuk e diskutuan fitoren, duke bërë që kalimi në fazën finale për djemtë e Bledar Borovës të duket një ëndërr e largët, edhe pse pas një jave në Split luhet ndeshja e kthimit.

Dueli u hap qysh në minutën e 28 me Vrcic, për pjesën e parë që u mbyll në avantazhin minimal të miqve. E dyta u hap me gol sërish nga miqtë me Antunovic në minutën e 54 të ndeshjes, ndërsa në të 63 Brajkovic shënoi për 0-3. Megjithë disa raste për tanët, Apolonia nuk ia doli të shënojë në portën e një prej akademive më të mira në Kroaci. Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave, me fierakët që kanë pak shanse të përmbysin humbjen e sotme.

VIDEO:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?