Qarabag fitoi 4-0 me Lincoln për ndeshjen e kthimit në turin e I kualifkues të Champions League. Përballja e zhvilluar në Baku pa vendasit më të saktë në raste, teksa te goli doli edhe Redon Xhixha. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e tretë të ndeshjes në minutën e 49 të ndeshjes, duke vulosur sfidën.
Edhe në përballjen e parë kundër skuadrës nga Gjibraltari, ish-sulmuesi i Tiranës shënoi në transfertë. Mes 19 mijë tifozëve në Baku, Xhixha gjeti sërish rrjetën edhe në Champions.
Përballja u gjykua nga trupa e arbitrave nga Shqipëria, me kryesor Eldorjan Hamitin. Gjyqtarët u bënë protagonsitë në këtë duel, teksa anuluan golin e Xhixhës për pozicion jashtë loje, teksa më pas u vendos nga VAR se goli ishte i rregullt.