Haland dhe arbitri i ndeshjes kundër Tottenham

VIDEO/ Arbitri mori vendim kundër City-t në momentin final, Erling Haaland bën reagimin për të cilin mund të ndëshkohet

4 Dhjetor 2023, 08:23| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 08:30

  • Share

Lojtari i Manchester City Erling Haaland ishte shumë i pakënaqur me vendimet e marra nga Simon Hooper, gjyqtari i ndeshjes kundër Tottenham.

Norvegjezi reagoi ashpër pas vendimit të marrë në minutën e fundit të ndeshjes, duke i thënë “shko në dreq, i mallkuar”. Ai nuk u ndal me kaq po zemërimin e tij e shprehu edhe në rrjetet sociale.

Videon e vendimit të çuditshëm të Hoopet ai e postoi në rrjetin social “X” duke shkruar “ËTF”.

Mediat sociale të Haaland dhe komentet në fushë mund ta vendosin atë në telashe nëse federata angleze tregon qëndrueshmëri në vendimmarrjen e tyre.

Në fillim të këtij sezoni, Virgil van Dijk u ndëshkua me një ndeshje shtesë pasi i tha gjyqtarit “kjo është një shaka, po bën shaka me mua!”, pasi u ndëshkua me karton të kuq ndaj Newcastle. Ndoshta i njëjti fat e pret Haalandin.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?