Momenti i dhunës

VIDEO/ Arbitri nuk dinte ku të fuste kokën, futbollistet femra e dhunojnë në fushë

17 Shkurt 2023, 12:10
  • Share

Imazhe të trishta vijnë nga futbolli kongolez i femrave. Në përballjen e ligës kombëtare në këtë vend, dueli mes FCF Mazembe dhe DCMP Bikira Lubumbashi ka degjeneruar në dhunë. Për këtë janë kujdesur futbollistet e Bikira, që kanë dhunuar arbitrin.

Teksa po humbisnin 5-1 nga FCF Mazembe, lojtaret e DCMP Bikira Lubumbashi kritikuan arbitrin që nuk fërshëlleu një penallti në favor të tyre. Inati i kongolezeve i kaloi kufijtë duke filluar të godasin arbitrin.

Pas fillimit të dhunës, gjyqtari filloi të vraponte në të gjithë fushën për t'u fshehur, teksa u spostua në një nga pankinat. Në këtë moment futbollistet dhe pjesëtarë të stafit teknik të Bikira nisën grushtet dhe shkelmat ndaj tij, me pamjet që bënë xhiron e rrjetit. Pas sjelljes së dhunshme priten penalitet për agresoret.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • KALESHI TA NGJESHI: 17/02/2023 13:23

    Kshu duhet raf sali Bajga spiun i Sërbit hajdut kriminel i pështir. Krye ARMIKU I SHQIPTARVE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?