Arbnor Muja s'i mjaftoi Antwerpit, me skuadrën belege që humbi 2-3 kundër Shakhtar Donetsk për ndeshjen e dytë në grupin H të Champions League. Ndeshja nisi mirë për vendasit, me sulmuesin e kombëtares shqiptare që shënoi për 1-0 pas vetëm tre minutave lojë. Anësori uli kundërshtarin në tokë dhe me një të majtë të bukur gjeti golin e parë në këtë kompeticion. Edhe pse Balikuisha shënoi për 2-0, në pjesën e dytë skuadra ukrainase shënoi tre gola dhe përmbysi gjithçka me Sikan (dopietë) dhe Rakitskyi. Për t'u përmendur edhe humbja e penalltisë te vendasit nga Alderueired në minutën e 90+7. Shakhtar me tre pikë shkon në vendin e tretë, ndërsa belgët mbeten me zero pikë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Milani 'pa busull' në Champions League, Newcastle turpëron PSG-në! Man. City mrekullohet nga Alvarez, Lazio fiton 'in-extremis'! Shënon Arbnor Muja
S.Dh/ReportTv.al