STAMBOLL - Shakhtar Donetsk ia doli të fitonte 2-4 kundër Besiktas në Stamboll, me sfidën e parë në turin e dytë të Europa League. Trajneri i Shakhtar Donetsk, turku Arda Turan, ka përfunduar në qendër të vëmendjes për mënyrën e sjelljes gjatë intervistës pas ndeshjes me gazetaren ukrainase Daria Bondar Savina.
Pamjet e intervistës ku Turan shmang vazhdimisht kontaktin me sy me gazetaren 24-vjeçare janë bërë virale dhe kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në mediat ndërkombëtare. Nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë, pasi edhe një javë më parë, pas një interviste për kanalin zyrtar të klubit, Turan kishte shfaqur të njëjtën sjellje ndaj të njëjtës gazetare.
Në video të ndryshme që po qarkullojnë online, shihet që Turan e mban shikimin drejt tokës ose anash gjatë gjithë intervistës, duke shmangur çdo kontakt me sy me gazetaren.
Komente
